Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nora Luta.


Sipas tij, Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka thënë Luta. /Telegrafi/