LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Shoferi i autobusit nuk ka qenë i dehur, do të konfirmohet nëse e ka përdorur celularin

Prokuroria: Shoferi i autobusit nuk ka qenë i dehur, do të konfirmohet nëse e ka përdorur celularin

Prokuroria Themelore Publike informon se së bashku me ekipe hetuese nga Ministria e Punëve të Brendshme sot në orën 13:15 ka përfunduar hetimet në vendin e ngjarjes, në aksidentin që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Përmes njoftimit për Telegrafi Maqedoni nga Prokuroria thonë se po punojnë intensivisht për konfirmimin e gjitha detajeve që mund të çojnë në arsyet e aksidentit. Ata thonë se për shkak të rëndësisë së ngjarjes, në këtë lëndë është kyçur edhe një prokuror publik i dytë nga Prokuroria Themelore e Shkupit.


“Autobusi i kompanisë ‘Durmo Tours’, i cili duke kaluar në dy korsitë e rrugës ka dalur nga autostrada dhe është përmbysur në afërsi të rrugës së vjetër, është ngritur nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet analizë teknike nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup”.

“Për shkak të rregullave për konfirmimin e fakteve, sot në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe ekipi nga Fakulteti i Makinerisë, i cili po bën gjitha kontrollet mbi autobusin. Nga informacionet e deritanishme është konfirmuar se autobusi është blerë në vitin 2001, ndërsa për herë të fundit është regjistruar në janar të vitit 2019. Me urdhër të prokurorit publik, Fakulteti i Makinerisë do të përgatisë raport të shkruar dhe mendim”.

“Në vendin e ngjarjes sot i pranishëm ka qenë edhe ekipi i Byrosë për ekspertizë gjyqësore, prej ku duhet të përgatisin raport me shkrim dhe mendim për shkaqet e aksidentit”.

“Prokurori Publik do të kërkojë dokumentacionet e plota nga kompania ‘Durmo Tours’, në lidhje me lejet për transport publik që i posedon, mirëmbajtjen e makinave, numrin e udhëtarëve dhe biletat e shitura në autobusin që ka lëvizur në relacionin Shkup-Tetovë, si dhe të dhënat në lidhje me orarin e punës dhe relacionin që ka kaluar shoferi gjatë ditës kritike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Ata shtojnë se shoferi që ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore. Nga Prokuroria thonë se prokurori publik ka pasur bisedë paraprake me të dhe ai nuk ka dhënë të dhëna relevante për gjithë ngjarjen.

“Prokurori Publik me gojë është njoftuar se analizat nga urina dhe gjaku i shoferit kanë treguar se gjatë aksidentit tek ai nuk është regjistruar prani e alkoolit, ilaçeve ose substancave psikotrope. Me kërkesë të listës nga operatori mobil, do të konfirmohet nëse shoferi gjatë aksidentit ka qenë duke e përdorur telefonin celular”, thonë më tej nga Prokuroria.

Ata shtojnë se në Institutin për Mjekësi Ligjore me urdhër të prokurorit publik është kryer autopsi në 13 trupat e të ndjerëve, ndërsa për një person autopsia është në rrjedhë.

Nga ana e ekipeve hetuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas përfundimit të hetimeve deri tek Prokuroria Themelore do të dorëzojnë të dhëna për hetimet, skica, foto dokumente dhe dëshmi tjera materiale.

“Pas pranimit të këtyre dëshmive, pas protokollit për autopsi, dokumenteve mjekësore për të lënduarit dhe udhëtarëve tjerë, raporteve nga analizat, marrjes në pyetje të shoferit, udhëtarëve dhe dëshmitarëve tjerë, si dhe pas sigurimit të gjitha dokumenteve relevante, varësisht prej fakteve, Prokuroria do të merr vendim publik”, thuhet në fund në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori