LAJMI I FUNDIT:

Burdushit i sekuestrohet pasuria në vlerë rreth 3 milionë euro

Burdushit i sekuestrohet pasuria në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milionë euro në dy raste të ndara në Prizren.

Prokuroria njofton se në rastin e parë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Peqani, i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar:


– Objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m²

– Ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m²;

– Dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m²;

– Dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m²;

– Lokal me sipërfaqe prej 174 m²;

– Lokal me sipërfaqe prej 92 m²;

– Veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018;

– Veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018;

– Veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018;

– Veturë e tipit “VË Touran” viti i prodhimit 2016;

– Veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009.

Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro.

Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me zyrën “MNP Personal Leasing” SH.P.K., dhe zyrën “DBBS” SH.P.K., me pronar dhe menaxher F.H. dhe B.R., të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi edhe në këtë rast është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar:

– Shtëpia e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren,

– Banesa në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren,

– Dy garazhda në sipërfaqe prej 28 m²;

– Veturë “BMË M3” ;

– Veturë “Volksëagen Polo” viti i prodhimit 2010.

Shuma totale e asteteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400.000 euro.

Për këtë rast Prokuoria, ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori