LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike refuzon kërkesën e SHGM-së për ndjekje penale të Milenkos

Prokuroria Publike refuzon kërkesën e SHGM-së për ndjekje penale të Milenkos

Prokuroria Publike ka vendur që të refuzojë kërkesën tonë për të ndjekje penale të Milenko Nedellkovskit për përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënim për sigurinë e qytetarëve, informoi sot në konferencë për shtyp Shoqata e Gazetarëve (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Media, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Për çudinë tonë të madhe, prokurorja Jasmina Kostevska Zdravevska, ka refuzuar kërkesën si të pabazë. Ajo mendon se Nedellkovski vetëm ka shprehur pikëpamjet e tij, nuk nxit urrejtje, diskriminim dhe dhunë në bazë të prejardhjes kombëtare apo besimit fetar. Prokurorja vlerëson se i paraqitur me publikimet e tij nuk rrezikon sigurinë e gazetarëve’, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.


SHGM dhe SPGPM këtë vendim do ta apelojë te Prokuroria e Lartë Publike dhe shpreson se ajo objektivisht do ta vlerësojë situatën dhe do të hapë një rast kundër Nedellkovskit për përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënim para disa muajve në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/