LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet ndaj Besim Currit, ish-drejtor ekzekutiv i OAK-ut

Prokuroria nis hetimet ndaj Besim Currit, ish-drejtor ekzekutiv i OAK-ut

Pas publikimit të hulumtimit nga “Betimi për Drejtësi” me titull “Mashtrimet në emër të avokatëve”, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimin ndaj Besim Currit, ish-drejtor ekzekutiv i Odes së Avokatëve të Kosovës (OAK).

Lajmin për nisjen e hetimeve ndaj Currit e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” Prokuroria Themelore e Prishtinës.


“Lidhur me kërkesën e parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e provave, me qëllim të ndriçimit të plotë të çështjes në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Iu publikuan shkeljet ligjore në media - jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri
Lexo po ashtu Iu publikuan shkeljet ligjore në media - jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri

Ndryshe, dy ditë pas publikimit të këtij hulumtimi, Besim Curri kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Odës së Avokatëve.

Sipas hulumtimit të “Betimit për Drejtësi” drejtori tashmë i dorëhequr i OAK-së, Besim Curri, ka ofruar ndihmë juridike pa licencë të avokatit, madje i njëjti e ka pranuar se është avokat pasi ekipi i “Betimi për Drejtësi” e ka telefonuar duke kërkuar ndihmën e tij. Po ashtu, Curri ka dalë në takim me ekipin tonë brenda orarit zyrtar, duke menduar se janë klientë.

Më poshtë mund ta ndiqni hulumtimin e plotë të “Betimi për Drejtësi” për “Mashtrimet në emër të avokatëve”, nga i cili pasoi dorëheqja e Currit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori