LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon të shpallet fajtorë i akuzuari për vrasjen e fqinjit, mbrojtja dënim të arsyeshëm

Prokuroria kërkon të shpallet fajtorë i akuzuari për vrasjen e fqinjit, mbrojtja dënim të arsyeshëm

Prokuroria Themelore e Prishtinës kërkoi që i akuzuari, Xhelal Ramadani, i cili po akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij Sh.L., të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit, ndërsa mbrojtja kërkoi dënim të arsyeshëm duke i marrë parasysh rrethanat.

Këto deklarime u dhanë në seancën e së mërkurës në fjalën përfundimtare nga prokurorja Bukurije Gjonbalaj dhe mbrojtësja e të akuzuarit Ramadani, avokate Marigona Lajqi.


Fjalën përfundimtare prokurorja Gjonbalaj të cilën e ka dorëzuar me shkrim dhe gjatë elaborimit të saj e njëjta tha se mbetet në tërësi pranë aktakuzës së ngritur dhe që i akuzuari kishte kryer me dashje direkte vrasjen dhe ajo po ashtu i propozoi gjykatës që të pandehurin të shpall fajtor dhe të njëjtin të dënoj sipas ligjit duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat.

Po ashtu edhe avokate Lajqi, e cila e ka dorëzuar me shkrim fjalën përfundimtare, gjatë elaborimit të saj e njëjta tha që pas vlerësimit të provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe vet të akuzuarit ajo ftoi gjykatën që të bëjë rikualifikimin e veprës penale dhe që e njëjta të ketë parasysh rrethanat lehtësuese dhe të shqiptoj një dënim të arsyeshëm ndaj të akuzuarit.

Tutje mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokati Valon Sadiku në fjalën e tij përfundimtare tha që e mbështesim në tërësi fjalën përfundimtare të prokurores dhe shtoi që i akuzuari ka kryer veprën penale në shenjë hakmarrje dhe gjykatës i propozoi që pas shqyrtimit të rrethanave, për matjen dhe shqyrtimin e sanksionimit penal ta ketë parasysh edhe faktin që i ndjeri i ka lënë pesë fëmijë dhe gruan të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Ai po ashtu shtoi që të njëjtit do të parashtrojnë kërkesë pasurore juridike të cilën do ta specifikojnë në procedurë civile.

Ndërsa i dëmtuari Qëndrim Limani në fjalën e tij përfundimtare tha që mbështet fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij dhe kërkoi nga gjykata shqiptimin e dënimit maksimal për të akuzuarin Ramadani, po ashtu i njëjti kërkoi kompensim material.

Paraprakisht në këtë seancë kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kushtrim Shyti vazhdoi marrjen në pyetje e të akuzuarit Ramadani i cili gjatë përgjigjeve të tij tha që kur kishte dhënë deklaratë në prokurori nuk i ishte kujtuar i ndjeri kishte pasur armë, ndërsa në gjykatë i ishte kujtuar një fakt i tillë dhe që vendi ku kishte ndodhur ngjarja ishte më afër shtëpisë së tij, e më larg shtëpisë së të ndjerit.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 19 gusht të këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 11 tetor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhelal Ramadani, në Gadime të Ulët, Komuna e Lipjanit, më 16 korrik 2021, për shkak të mosmarrëveshjes që kishte pasur një javë më parë rreth fëmijëve dhe përleshjes fizike në ditën kritike, me dashje që ta privojë nga jeta dhe për shkak të hakmarrjes, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte marrë armën e tipit “Ecol Special 99” dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të tani të ndjerin Sh.L, duke e goditur në kokë, ku si pasojë e plagëve të marra, i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, Ramadani po akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori