LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Talir 2”, rasti të kthehet në rivendim

Prokuroria kërkon shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Talir 2”, rasti të kthehet në rivendim

Rasti “Talir 2”, për të cilin ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i partisë Kiril Bozhinovski u dënuan në shkallë të parë për ndërtimin e selisë së partisë politike OBRM-PDUKM në Shkup, me siguri do të kthehet që nga fillimi.

Dje në seancën publike para Gjykatës së Apelit në Shkup për rastin “Talir 2”, prokurori i lartë publik sugjeroi që aktgjykimi i shkallës së parë të shfuqizohet , ndërsa lënda të kthehet në rivendim, si dhe të merren parasysh ndryshimet në Kodin Penal.


Avokati mbrojtës Elenko Milanov, pas seancës së ankesës, përmes një deklarate për media ka treguar se vjetërsimi absolut i rastit me ndryshimet e KP-së ka ndodhur në janar të këtij viti, por edhe tani rasti i keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nuk përfshihet në ndryshimet.

“Mendoj se në këtë rast konkret një konfiskim i tillë nuk mund të ekzistojë më. Nuk mendoj se mund të ekzistojë ndonjëherë, por tani edhe më shumë. Nuk e di nëse ky aktgjykim duhet të shfuqizohet apo zbatimi i Kodit të ri Penal duhet të çojë në konstatimin e vjetërsimit të plotë të ndjekjes penale”, tha Millanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori