LAJMI I FUNDIT:

​Prokuroria kërkon paraburgim për policët e arrestuar dje, mbrojtja kundërshton

​Prokuroria kërkon paraburgim për policët e arrestuar dje, mbrojtja kundërshton

48 zyrtarët policorë dhe dy doganierët e arrestuar të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” që dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare” kanë dalë sot para turpit gjykues.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për gjithë të pandehurit, por që e njëjta masë po kundërshtohet nga mbrojtja dhe po kërkohet që të pandehurve t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak apo edhe e paraqitjes në stacionin më të afërt policor.


Rasti “Pika, “Subvencioni 2021” dhe “Brezovica” – mbi 150 zyrtarë të arrestuar për përfshirje në vepra kriminale
Lexo po ashtu Rasti “Pika, “Subvencioni 2021” dhe “Brezovica” – mbi 150 zyrtarë të arrestuar për përfshirje në vepra kriminale

Avokatët e dy të arrestuarve thonë se Prokuroria nuk ka ofruar fakte bindëse që të të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Avokati i A.Sh, Bledar Gashi para medieve tha se Prokuroria vetëm ka parafrazuar kërkesën për paraburgim dhe se nuk ka arsyetuar nëse të njëjtit lihen në një masë më të lehtë mund të ndikojnë tek dëshmitarët, apo në prishjen apo asgjësimin e provave apo se rrezikohet që të njëjtit të arratisen.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj mbrojtësit tim dhe ndaj të tjerëve për arsye se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘pjesëmarrja dhe organizim i grupit kriminal të organizuar’, vepër penale tjetër, ‘mashtrim’ dhe për vepra tjera penale për të cilat dyshohet. Prokuroria ka kërkuar edhe si masë paraprake masën e sigurisë arrest me burg ndërsa na si palë mbrojtëse e kemi kundërshtuar masën e paraburgimit për arsye se e njëjta nuk është e bazuar në prova dhe në asnjë fakt sepse prokuroria speciale vetëm ka kërkuar paraburgimin dhe nuk e ka arsyetuar mënyrën se i njëjti po të lihet ndonjë masë të lehtë siç është arresti shtëpiak, apo paraqitja në stacion policor i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë, në prishjen apo asgjësimin e provave si dhe arratisjen. Por Prokuroria Speciale vetëm e ka parafrazuar këtë kërkesë”, tha avokati Gashi.

Edhe avokati Ardian Ismali kundërshtoi kërkesën për masën e paraburgimit, për çka theksoi edhe se disa fakte që ofroi prokuroria nuk janë bindëse dhe nuk janë të mjaftueshme që të njëjtit të konsiderohen fajtorë.

“Ne si avokat sigurisht do ta kundërshtojmë dhe po kundërshtojmë kërkesën për caktimin paraburgimit për arsye se e njëjta nuk ka bazë ligjore dhe lidhur me këtë kërkesë nuk ka lidhje klauzale mes veprimeve dhe veprës penale po ngarkohen të dyshuarit. Ne po kundërshtojmë këtë kërkesë dhe presim verediktin final të kësaj mase. Prokuroria ka ofruar disa fakte por sipas bindjes sonë dhe vlerësimit tonë nuk janë të mjaftueshme dhe nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme që të njëjtit të konsiderohen të jenë fajtor lidhur me veprimet”, tha avokati Islami.

Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare
Lexo po ashtu Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare

48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Hetimet ndaj tyre siç kanë njoftuar në konferencën e jashtëzakonshme për medie, kishin nisur një vit më parë ishin kundër 68 personave.

Aksionin e djeshëm, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e quajti sukses të madh të institucioneve zbatuese të ligjit, duke shtuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e vendit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori