LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për personat që u arrestuan për terrorizëm

Prokuroria kërkon paraburgim për personat që u arrestuan për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tre personave të dyshuar R.K. dhe  A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të lartcekur.


Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit kanë përgatitur akte terroriste në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, urdhër arrest ndaj të dyshuarit B.B., të cilin e kanë zbatuar autoritetet gjermane.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar një armë automatike AK47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori