LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje nga arrestimi i policit në Prishtinë, ku u konfiskuan disa substanca narkotike

Prokuroria jep detaje nga arrestimi i policit në Prishtinë, ku u konfiskuan disa substanca narkotike
Foto: Arkiv/Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtarit policor dhe dy të dyhuarve tjerë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurori kujdestar më datë 28.10.2024, rreth orës 19:00 në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se pasi ishte ndaluar një veturë e dyshuar nga policia në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë në të cilën gjendeshin dy persona, pas kontrollit të personave është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike, transmeton Telegrafi.

“Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka kryer kontrollin në një lokal ku ka gjetur një sasi të dyshuar të substancave narkotike, si dhe në dy vendbanime të tjera në të cilat ka rezultuar me gjetjen e një sasie tjetër të dyshuar të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre personat e dyshuar për 48 orë ku një nga të dyshuarit ka rezultuar të jetë zyrtar policor”, thuhet në njoftim.


Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Freeshopi” me ç’‘rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, njëri nga ta zyrtar policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori