LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj

Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj

Rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj nga Prokuroria Themelore është konsideruar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Kjo prokurori është ende në fazën e hetimeve, në lidhje me rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj.


Muaj më parë, si shkak i këtij shpërthimi kishin mbetur të lënduar mbi 40 persona. Ndërkaq, një 20 vjeçare, pas dërgimit për trajtim në Turqi, nuk arriti tu mbijetojë lëndimeve të rënda.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Vjosa Baftiu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht është në fazën e hetimeve, ku janë duke u intervistuar pronarët dhe palët e dëmtuara nga ana e Policisë. Po ashtu, janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes dhe ky rast është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Lidhur më veprimet e tjera nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj rreth këtij rasti, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në këtë përgjigje.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, i cili la të lënduar dhjetëra qytetarë ngriti shqetësimin për shkak të përdorimit të madh të tyre.

Për këtë ishte thënë se problemi del të jetë mungesa e laboratorëve të gazit dhe kompanive që bëjnë certifikimin e bombolave të gazit e të cilat në Kosovë janë afër gjysmë shekulli të vjetra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori