LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ende pa vendim për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Prokuroria ende pa vendim për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Po bëhen gati 10 muaj nga tragjedia në Spitalin modular në Tetovë, ndërsa prokuroria ende nuk ka drejtuar gishtin ndaj askujt si fajtor për rastin, edhe pse muaj më parë u tha se do të ngriten padi ndaj 4 personave.

Edhe pas kaq shumë muajve, prokuroria ende thotë se përgatitja e vendimit është në proces e sipër.


“Bëhet fjalë për një çështje komplekse, në të cilën duhet shpjeguar me kujdes dhe saktësi të gjitha aspektet e përgjegjësisë penale të përcaktuar dhe të renditen të gjitha provat që e mbështesin atë. Sapo të merret vendimi, publiku do të njoftohet menjëherë”, thonë nga Prokuroria.

Autoritetet vazhdimisht kanë ripërsëritur se shkaktarët për zjarrin do t’i tregojë raporti gjerman, i cili pothuajse 6 muaj më parë ka arritur në duart e prokurorisë.

Po edhe përkundër faktit që organet e drejtësisë i kanë të gjitha provat në duar, ende nuk ka aktakuzë.

I pyetur kryetari i Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski, se a do të iniciojnë procedurë kundrejt prokurorëve të cilët e kanë lëndën në duar e nuk po ndërmarrin veprime, ai përgjegjës bëri një institucion tjetër.

“Ekskluzivisht, dorëzues i kërkesës për inicim të procedurës disiplinore është ose prokurori publik i RMV-së, ose prokurorët e lartë. Kështu që në këtë moment, këtë pyetje duhet ta drejtoni atje, të pyesni nëse ato kanë nisur ndonjë procedurë. Ne as nuk mund ta dimë sepse do të del sikur ne përzihemi në punën e Komisionit disiplinor, ndërsa në shkallën e dytë duhet të vendosim ne”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve

E vetmja përgjegjësi e ndërmarrë pas tragjedisë, është ajo morale, me dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilët nuk u patën pranuar nga Kryeministri Zave.

Dorëheqje dhanë edhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës.

Më 8 shtator të vitit të kaluar, në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë dhe dy persona që kujdeseshin për familjarët e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori