LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prizrenit sekuestron arsenal armësh

Prokuroria e Prizrenit sekuestron arsenal armësh

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit ka sekuestruar arsenal armësh, ndërsa ka arritur të arrestojë një grup të të dyshuarve, me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH.

Katër të arrestuar dyshohen se kanë kryer këto vepra penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje; importi, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbimi, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, detyrim dhe zjarrvënie.


Prokuroria dhe Policia lidhur me këtë rast kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka arritur të sekuestrojë prova materiale të rëndësishme për hetim, siç janë: një automjet “Range Rover” me targa 04-551-FR;  dy çelësa të automjetit “Range Rover”; dy telefona celularë, “Nokia” dhe “Iphone 7”; një palë Dylbi, një thikë patent, pesë pjesë të armës, si dhe një fishek të armës.

Po ashtu janë sekuestruar një Pushkë gjuetie me një palë dylbi; dy pushkë përsëritëse; një pushkë gjysmë automatike; një pushkë automatike – AK 47; pajisje për pastrimin e armës; një revolver; një pistoletë në formë të lapsit kimik; 11 fishekë të kalibrit të panjohur; një pushkë gjuetie; municion me kalibër të panjohur me sasi 136 copë; një palë dylbi me mbishkrimin “GPS –  WIFI”; një granatë dore; një  karikator me municion; gjashtë Silenciator/shurdhues; tre dylbi të armës; një karikator AK 47, si dhe dy fishekë kalibër i panjohur;  tre sprej me mbishkrimin “NATO”; një Pushkë – M48 me 5 fishekë; një çantë dore me 9 paketime me fishekë të – AK 47, me nga 20 fishekë në secilin paketim (gjithsej 180 copë); një Karikator i armës – AK 47 me 4 fishekë; një gëzhojë e pushkës së gjuetisë; 10 krehër të fishekëve të AK 47 të zbrazura; një kuti e vogël me 14 fishekë me kalibër të panjohur; një telefon VIKO; një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë”, me një peshë prej rreth 1.35 gram; një pushkë automatike e tipit AK- 47; një pushkë gjuetie me ndriçim; tetë fishekë te pushkës “CHEDDITE – 12”; një palë dorëza të zeza dhe një kapelë e zezë; një pushkë gjysmë-automatike e tipit 10 – she, me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm; një shurdhuese e armës (ngjyrë e zezë) dhe dy fishekë të pushkës së gjuetisë.

“Të gjitha këto dëshmi janë evidentuar në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësia e krim-teknikes, të cilat janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si dëshmi/prova në procedurat e mëtejshme penale lidhur me rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

Foto: Ilustrim