LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK urdhëron 11 arrestime, mes tyre ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani

Prokuroria e Posaçme SPAK urdhëron 11 arrestime, mes tyre ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani

Prokurorisë së Posaçme SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Mësohet se deri më tani janë arrestuar disa prej tyre ndër ta edhe oficerë dhe punonjës të policisë.

Në kuadër të këtij operacioni është shoqëruar në polici edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Ndërsa djali i tij Eralbi Breçani është shpallur në kërkim. Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash, ndërsa djali i tij për trafik droge dhe pastrim parash, reporton Klan TV.

Po ashtu, është lëshuar urdhër-arresti edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve janë edhe 7 punonjës të tjerë të Policisë.


Në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Nga informacionet paraprake mësohet se kjo goditje nga SPAK është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, një prokuror si dhe biznesmenë.

Gjithçka ka ardhur pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”. Mësohet se mbi 11 të akuzuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Lajme
Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Kalo në kategori