LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Apartamenti ndodhet në Golem dhe është i regjistruar në emër të vëllait të Dedjes, Latif Dedjes.

Nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tij dhe se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues, të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK, është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjava, në festa dhe gjatë verës.

Paralelisht, në një proces penal Dedja po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori