LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Pejës për 9 muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje

Prokuroria e Pejës për 9 muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se gjatë periudhës kohore janar-shtator të këtij vitit, ka ngritur 146 aktakuza kundër 150 personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, 133 persona të akuzuar janë të gjinisë mashkullore, kurse 17 të gjinisë femërore.


“Në Prokurorinë Themelore të Pejës gjatë kohës se lartcekur  janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej 154 (njëqindepesëdhjetekatër) persona, prej tyre 125  (njëqindenjëzetepesë) të gjinisë femërore, kurse 29 (njëzetenëntë) viktima të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.

Gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga Prokurori i Shtetit, janë bërë 35 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për personat e pandehur dhe në gjashtë raste është propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

“Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori