LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Pejës ka ngritë aktakuzë për vepër penale të grabitjes

Prokuroria e Pejës ka ngritë aktakuzë për vepër penale të grabitjes

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.TH. për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.TH, me datë 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. “UÇK-së”, në marketin “E-Market”, duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes.

“Me të arritur në vendin e lartcekur, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.TH. vejnë maskat në kokë dhe derisa e dëmtuara V.K. ishte vetëm në lokal, të pandehurit L.G. dhe J.G. futen brenda, ku i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas parat i ndajnë në mënyrë të barabartë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për çka të pandehurit e lartcekur, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Grabitje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

Siguri
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
​Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022

​Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022

Lajme
​Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

​Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kalo në kategori