LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i shtetit, për 24 orë 35 aktakuza kundër 41 personave

Prokurori i shtetit, për 24 orë 35 aktakuza kundër 41 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 9 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e 3 personave dhe ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 2 persona për vepra “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 7 aktakuza, kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona për veprën penale “Grabitje”, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/