LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Shtetit ngrit 149 aktakuza për 171 persona, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ngrit 149 aktakuza për 171 persona, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur aktakuza njëqindedyzetenëntë (149) kundër njëqindeshtatëdhjetenjë (171) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit ose masave tjera për njëmbëdhjetë (11) persona,  për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe pranë Gjykatës kompetente është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme  penale.. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6 ) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenentë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë         Aktakuzat – personat     Ndalimet    Paraburgimet kërkesat-personat      Bastisjet     Sekuestrimet

Prokuroria Speciale         /              /              /              /              /

Prishtinë              60-74     5              2-5          /              /

Prizren 16-16     /              1-2          /              /

Pejë       6-6          2              /              /              /

Gjilan    12-14     1              2-2          /              /

Gjakovë               8-8          3              /              /              /

Mitrovicë             26-29     /              1-1          /

Ferizaj   21-24     /              1-1          /              /

Totali     149-171                11           7-11       /              /

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tre (3) persona, në tri raste ndaras,  me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje”, “Manipulimi me prova”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për gjashtëmbëdhjetë (16) persona, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme  penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për vepër penale “Dhunë në Familje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj””.  Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë.

Aktakuzat:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”

Një aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i pronës se paluajtshme”

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi të dyshuar, për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropre ose analoge’’.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori