LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Shqipërisë në Kosovë, takohet me Jahjagën

Prokurori i Shqipërisë në Kosovë, takohet me Jahjagën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla. Në takimi ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi.

Presidentja Jahjaga me kryeprokurorin Llalla bisedoi për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe atyre në Republikën e Shqipërisë.


Me këtë rast ajo theksoi rëndësinë e përmbylljes me sukses të reformave në sistemin e drejtësisë si dhe shkëmbimit të përvojave më të mira ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyjave vendeve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe trafiqeve të paligjshme.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh edhe në përballje me sfidat globale siç është luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit radikal.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla e vlerësoi shumë të mirë bashkëpunimin midis Prokurorisë së Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës dhe shprehu vullnetin për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim. /Telegrafi/