LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Publik jep të dhënat e para për vrasjen në Ohër

Prokurori Publik jep të dhënat e para për vrasjen në Ohër

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike në Ohër pas kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes në Vellgoshti të Ohrit, ku u gjet një trup i gruas së pajetë, dha urdhër për autopsi të personit të vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroaria Publike thonë se ende po kërkohen kryerësit e veprës.

Siç theksojnë nga Prokuroria Publike, personin e vdekur e kanë gjetur fqinjët në shtëpinë se saj, ku ka jetuar e vetme. Në trupin e saj janë vërejtur shenja të dhunimit.


Vrasje në Vellgoshti të Ohrit
Lexo po ashtu Vrasje në Vellgoshti të Ohrit

Pas urdhrit të Prokurorit Publik, në vendin e ngjarjes janë siguruar shenja të cilat do të jenë subjekt e ekspertizës.

Është dhënë urdhër për bërjen autopsi të personit të vdekur. /Telegrafi/