LAJMI I FUNDIT:

​Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës

​Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës

Prokurori i Specializuar, Jack Smith i ka kërkuar trupit gjykues që të shpallë fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, pasi “ata kanë kryer krim dhe se nuk janë penduar për një gjë të tillë”.

Sipas tij dënimi ndaj tyre do të parandalonte veprimet e tyre të ngjashme në të ardhmen si dhe veprimet e njerëzve të tjerë në Kosovë që sipas tij synojnë të pengojnë punën e Speciales.


Në kohën kur po bëhen parashtrimet për masën e dënimit, Prokurori i Specializuar ka thënë se çështja gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK është e rrallë dhe sipas tij nuk lë dyshim lidhur me synimin e tyre për të kryer veprën penale me dashje.

“Fajësia e të akuzuarve është provuar dhe tani na mbetet të vendosim se cila do të jetë masa e dënimit, Këta të akuzuar janë unikë, sepse ata nuk janë penduar, ata kanë shkuar më tej dhe kanë thënë në mënyrë mënyra që do ta bëjnë këtë krim apo një krim të ngjashëm po t’u jepej mundësia edhe në të ardhmen.

Po të mos mjaftonte kjo, është çështje shumë e rrallë në çdo juridiksion që të keni përpara dy individë që janë fanatikë dhe të angazhuar për të shkuarën e tyre penale dhe që e kanë thënë shumë qartë atë dhe besojnë se do të duhej që këtyre t’u jepej një masë dënimi me burg shumë e madhe me qëllim që të mos insistojë asnjë shpresë që të shkatërrohet kjo gjykatë. Është unike kjo skenë kriminale”, ka thënë Smith.

Ai ka përsëritur se në Kosovë ekzistojnë njerëz që synojnë të pengojnë punën e gjykatës.

“Kur flas për masën e dënimit, gjykata duhet të mendojë jo vetëm për dënimin që duhet t’i jep këtyre të akuzuarve, por edhe mesazhin që duhet t’i jep të tjerëve, veprimet e të cilëve do të ndikohen prej vendimit që do të jep kjo gjykatë. Të akuzuarit janë pjesë e një grupi të vogël në Kosovë, të cilët janë të përkushtuar personalisht që kjo gjykatë të dështojë. Ky grup zvogëlohet nga dita në ditë ndërkohë që çështjet tona ecin përpara dhe e vërteta zbulohet…

Ne u kërkojmë që ju të merrni një vendim fajësie për ta, ne po kërkojmë jo vetëm sepse ata nuk janë shprehur pendim, por edhe të merret një venim i tillë, sepse është parandalim për të tjerët. Ne po ua kërkojmë ta bëni këtë, sepse faktikisht kjo është shërbimi që do t’i bëni parandalimit”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

Sipas tij, vendimi për dënimin e ish-krerëve të OVL të UÇK-së duhet të shqiptohet në përputhje me krimin. Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Gucatit dhe Haradinajt ishin me qëllim të arritjes së qëllimit të tyre sipas tij për të shkatërruar gjykatën.

“Synimi i të akuzuarve dhe angazhimi është të shfrytëzonin mjetet penale për të arritur synimin e tyre për të shkatërruar tërësisht këtë gjykatë. Një fokus i veçantë për të përcaktuar masën e dënimit duhet të jetë edhe sa e rëndë është kjo vepër penale, vlerësimi fushëveprimit të saj dhe mënyra si viktimat po kërkojnë drejtësi, të akuzuarit nuk kanë kërkuar thjesht të minojnë procedimin penal apo të ndalojnë një dëshmitar që të vijë te kjo gjykatë, ata kanë kërkuar të shkatërrojnë këtë gjykatë, këtë institucion të drejtësisë të krijuar nga vullneti i popullit të Kosovës dhe për t’u shërbyer viktimave në Kosovë dhe më tutje”, ka thënë shefi i ZPS-së.

Sipas Prokurorit të Specializuar, ish-krerët e OVL-UÇK kanë synuar frikësimin e dëshmitarëve dhe viktimave me qëllim që të njëjtit të mos bashkëpunojnë me gjykatën.

“Të akuzuarit kanë dashur të shkatërrojnë këtë gjykatë dhe e kanë bërë këtë për shkak se janë në kundërshtim me faktin që një anëtar i UCK-së të jep llogari për krimet që kanë bërë, dhe të akuzuarit do të bëjnë të pamundurën që t’i mohojnë drejtësinë jo vetëm një viktime, jo vetëm një grupi të viktimave, por tërë viktimave”, ka thënë ai.

Smith ka thënë se dëmi që mund të shkaktojnë ish-krerët e OVL-UÇK-së në të ardhmen është i parashikueshëm meqë sipas tij ata kanë deklaruar se do të vepronin njësoj nëse do të kishin mundësi.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori