LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i EULEX-it: Trafikantët e Ballkanit funksionojnë në stilin italian (Video)

Prokurori i EULEX-it: Trafikantët e Ballkanit funksionojnë në stilin italian (Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën ekskluzive me prokurorin amerikan Andrew Hudges, i cili ndoqi për disa vite tashmë të dënuarin nga Gjykata e shkallës së parë për  trafikim me të drogës, Naser Kelmendin.

Prokurori Hudges, në deklarimin e tij ka treguar se është i zhgënjyer se Naser Kelmendi nuk është dënuar për krim të organizuar, por vetëm për trafikim të narkotikëve.


“Si prokuror i rastit, unë kam qenë i kënaqur që ky i pandehur është dënuar për një pikë të aktakuzës për trafikim me drogë. Por, po ashtu jam zhgënjyer që ai nuk është dënuar për krim të organizuar dhe akuzën për vrasje të rëndë kundër viktimës së quajtur Ramiz Deliliq, që është konsideruar një komandant i madh dhe një hero gjatë luftës në Bosnje”, ka thënë ai.

Hudges ka treguar se si funksionojnë trafikantë e narkotikëve në vendet e Ballkanit. Ai ka krahasuar veprimet e tyre me ato të mafias  italiane.

Ai ka përmendur rastet e kërcënimeve dhe tentimeve për t`i eliminuar dëshmitarët si një nga format që sipas tij është bërë edhe nga mafia italiane.

Sipas prokurorit Hudges, edhe blerja e dëshmitarëve është një nga format që kishte përdorur mafia italiane.

“Është ngjashëm me shembullin klasik të krimit të organizuar në Itali, të quajtur Omerta, ku ekziston një kod i heshtjes, e nëse dikush e thyen kodin e heshtjes, atëherë ne do të të vrasim, do të ta vrasim familjen tuaj, do të ta shkatërrojmë pronën tuaj, do ta shkatërrojmë reputacionin tuaj dhe ky ka qenë rast ku janë vrarë njerëz, veturat e tyre janë bombarduar, janë hedhur granata, mediat i kanë shkatërruar në atë mënyrë që ata të mos mund të gjenin punë. Pra, këta janë dëshmitarë që mund të joshen për ta ndryshuar rrëfimin e tyre”, ka deklaruar prokurori i EULEX-it Andrew Hudges.

“Drejtësia në Kosovë”, transmetoi edhe momentin e shpalljes fajtorë të Naser Kelmendit i cili u dënuar me gjashtë vjet burgim për trafikim të narkotikëve.

Mbrojtja e Kelmendit, avokati Besim Berisha, në intervistën e tij për “Drejtësia në Kosovë”, është shprehur i bindur në pafajësinë e klientit të tij. Ai ka paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës Themelore.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori