LAJMI I FUNDIT:

Projektori i lehtë i Samsung e kthen çdo sipërfaqe të sheshtë në një ekran

Projektori i lehtë i Samsung e kthen çdo sipërfaqe të sheshtë në një ekran

Kompania koreano-jugore Samsung zbuloi një projektor të ri cilindrik gjatë CES 2022.

Projektori Samsung Freestyle mund të riprodhojë imazhe në cilësi 1080p dhe do të shitet për 899 dollarë.

Sipas kompanisë, ajo që është më e rëndësishme se specifikimet e tij është se projektori është jashtëzakonisht i lëvizshëm. Përveç kësaj, ai ka aftësinë e rrotullimit, opsionin e integruar të altoparlantit dhe kontrollit të zërit.

https://youtu.be/6lnY8oqVh3A

Freestyle është një projektor LED, me peshë 830 gram dhe është i aftë të prodhojë një imazh nga 30 deri në 100 inç në madhësi.

Për imazhin më cilësor do të nevojitet një dhomë shumë e errët.

Projektori përdor softuerin Tizen. Ai përdor gjithashtu porte HDMI dhe USB-C dhe ka opsione të kontrollit me prekje.

Aksesorët opsionalë përfshijnë një mbrojtje të papërshkueshme nga uji, paketë baterie USB-C dhe një mbajtëse që mund ta kthejë atë në një sistem ndriçimi. /Telegrafi/