LAJMI I FUNDIT:

Projektorë me distancë ultra të vogël

Projektorë me distancë ultra të vogël

Kompania Epson ka paraqitur projektorët më të ri interaktiv - modelet EB-455Wi e EB-465i.

Këto dy pajisje u mundësojnë shkollave që në mënyrë të thjeshtë dhe të favorshme të zbatojnë metodën interaktive të mësimit, duke marrë parasysh se krejt çka duhet për fillim janë të përfshira në ofertë: projektori, lapsi digjital dhe mbajtësi për mur.


Pa pasur nevojë për tekstil të posaçëm apo tabelë interaktive, kjo zgjidhje e përshtatshme mund ta bëjë cilëndo sipërfaqe pune interaktive – madje edhe tavolinën e punës. Përderisa tabelat interaktive janë të kufizuara në madhësi, e ato më të mëdha kushtojnë, dizajni unik i Epson në parim të pasqyrës nënkupton se këta projektorë projektojnë pamjen e formateve të mëdha nga distanca e afërt. /Telegrafi/