LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – Murati thotë se ndikimi buxhetor llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – Murati thotë se ndikimi buxhetor llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike parasheh plotësimin dhe ndryshimin e tetë ligjeve.

Murati ka thënë se në emër të Komisionit i rekomandon Kuvendit ta votojë këtë projektligj, transmeton Telegrafi.


“Projektligji parasheh plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve të përcaktuara nga dispozitat e mëtejme të ligjit me qëllim të mundësimit të rimëkëmbjes ekonomike të Republikës së Kosovës pas efekteve negative të pandemisë COVID-19. Projektligji parasheh plotësimin dhe ndryshimin e tetë ligjeve tjera, përgjegjës të drejtpërdrejt për zbatimin e këtij ligji është Ministria e Financave, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Fondi kosovar për garanci kreditore.

Pas amendamenteve, ndikimi buxhetor pritet te ketë rritje të ndjeshëm. Llogaritet që të jetë përafërsisht 200 milionë euro. Komisioni rekomandon të votohet ky projektligj”, tha ai.

Seanca ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka filluar rreth orës 11:00. /Telegrafi/