LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për demarkacion procedohet për shqyrtim në Kuvend

Projektligji për demarkacion procedohet për shqyrtim në Kuvend

Me shumicë votash Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi iu procedua për shqyrtim Kuvendit të Kosovës.

Kundër procedimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, u deklarua anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha se kjo marrëveshje nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, pasi që tha se në këtë mënyrë i hedhet ‘hi syve’.


“Në kuadër të këtij debati po dëshmohet se Kosova ka humbur territor, por po gënjehet publiku. Konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdoret një gjuhë e njëjtë për të dyja palët nënshkruese, pasi që tek pala kosovare thuhet se do të ketë korrektime. Kjo marrëveshje nuk do të duhej fare që t’i paraqitej Kuvendit”, tha ai.

Anëtari Dukagjin Gorani e quajti përpjekjen për këtë marrëveshje si improvizim.

“Përpjekja e sanimit të dëmit, me improvizime duke u munduar të futen në deklaratën e dy presidentëve vetëm sa e bënë më të madh dëmin… Sot jemi ardhur në një situatë kur kjo çështje ka dalë jashtë kornizave. Sot gjithkush duhet ta rezervojë të drejtën e vet në mënyrën sesi voton”, theksoi ai.

Anëtari Elmi Reçica tha se tash kanë mundësinë të gjejnë argumente për atë që është territor i Kosovës, për ta ndarë kufirin me Malin e Zi.

“Marrëveshja e dy presidentëve më 16 shkurt ka pasur ndikim pozitiv tek qytetarët e Kosovës dhe unë mendoj se duhet ta procedojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Për anëtaren Time Kadrijaj është e rëndësishme që kjo punë ka ardhur deri këtu, pasi edhe për Malin e Zi nuk ka qenë e lehtë të pranojë të korrektohen paqartësitë se ku gjendet kufiri.

“Nëse kjo marrëveshje do të kishte ardhur pa këto unë nuk do ta kisha votuar”, u shpreh ajo.

Deputeti nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi, tha se para vetes kanë një Projektligj i cili në vete ngërthen pika që janë në kundërshtim me njëra-tjetrin.

“Projektligji kërkon ratifikimin e marrëveshjes e cila nuk ka ndryshuar fare e në anën tjetër ky projektligj përmban paragrafin, i cili është cenon integritetin territorial të Republikës të Kosovës dhe sovranitetin”, theksoi ai.

Ndërsa deputeti Ali Lajçi bëri thirrje që të mos luhet me ndjenjat e qytetarëve, duke u thënë se me këtë marrëveshje zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori