LAJMI I FUNDIT:

Me projektin ‘Maqedonia punëson 2’ në rajonin e Dibrës janë realizuar 90 punësime të drejtpërdrejta

Me projektin ‘Maqedonia punëson 2’ në rajonin e Dibrës janë realizuar 90 punësime të drejtpërdrejta

Në rajonin e Dibrës me projektin ‘Maqedonia punëson 2’ nga qershori i 2016 janë realizuar mbui 90 punësime të reja të drejtpërdrejta, nga të cilat 30 nga fillimi i vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Afet Avdemoski, udhëheqës i Qendrës për punësim në Dibër thotë se të punësuarit me këtë projekt janë nga të gjitha pesë grupet e plota, që do të thotë prej moshës 18 deri 58 vjet, njofton AIM.


Sipas tij komuna e Dibrës dhe Qendrës Zhupa edhe pse janë të vogla dhe nuk janë të mjaftueshëm të zhvilluara, numri i realizueshëm i punësimeve të reja është në nivel të kënaqur. Ai shton se për projektin shfaqin interes edhe ekonomistët.

Me projektin qeveritar ‘Maqedonia punëson’, si pjesë e Planit operativ për zvogëlimin e papunësisë, i cili filloi të realizohet në prill të vitit 2015, në dy komunat janë realizuar mbi 400 punësime të reja të drejtpërdrejta. /Telegrafi/