LAJMI I FUNDIT:

Projekti më i rëndësishëm i shqiptarëve sot është largimi prej shqiptarëve të tjerë!

Projekti më i rëndësishëm i shqiptarëve sot është largimi prej shqiptarëve të tjerë!
Ilustrim

Dritan Shano

1912 – Ismail Qemali/ At Gjergj Fishta/ Faik Konica thuhet të kenë thënë se: “Shqipërinë e bëmë. Tani duhet të bëjmë shqiptarët.”

1937 – Krist Maloki thoshte: “Lufta e ardhme asht luftë e djalërisë shqiptare kundra anmikut në zemër të vet; asht luftë mendsie krijuese kundra një mendsie destruktive; asht luftë botkuptimi drite kundra një botkuptimi errësire…”

2018 – Asgjë nga këto më lart nuk ka ndodhur. Kur shoh sesi sot ruhemi nga njëri-tjetri sikur prej të keqes më të madhe që mund të na bjerë në kurriz, kur shoh se sa të acaruar jemi dhe të ndarë si me thikë në banda për të shqyer ndonjë copë nga tepsia, them se: “Më parë se gjithçka, shqiptari duhet të jetë i lirë, i çliruar prej nga shqiptari tjetër.”

Kur shoh se projekti më i rëndësishëm i shqiptarëve sot është largimi prej shqiptarëve të tjerë dhe Shqipërisë, secili në llogari të vetë, në vetmi shpirtërore, në çdo formë e mënyrë, në çdo moshë a zanat, them se: “Sot, Shqipëria është vendlindja e shqiptarëve, por ende nuk është bërë Atdheu i tyre!”

Sqarim: Shqipërinë e shoh si vendlindje të shqiptarëve dhe jo si atdhe të tyre, sepse Atdhe do te thotë të kesh qëllime të përbashkëta dhe të bashkëpunosh për arritjen e tyre, pavarësisht bie shi, borë, fryn erë apo ke ngrënë mëngjes apo jo. Ajo që ndodh në të vërtetë është që gjysma e shqiptarëve, kur mundet, i bën Shqipërisë dhe gjysmës tjetër të shqiptarëve çfarë i do qejfi dhe imagjinata dhe gjysma tjetër shtrëngon dhëmbët dhe pret mundësinë të bëjë të njëjtën gjë. Të dy gjysmat akuzojnë njëra tjetrën për antishqiptarë, për mungesë bashkëpunimi dhe futje të shkopinjve në rrota. Të dy gjysmat thonë se kanë qëllime të mira shqiptarie, por mjafton të mbyllësh veshët dhe të hapësh sytë për të parë veprën, atë që ka ndodhur dhe po ndodh, atë çka mund të verifikohet. Aty kuptohet dallimi mes vendlindjes dhe atdheut.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori