Këngëtarja e njohur braziliane, Anitta, ka publikuar së fundmi disa fragmente nga puna e saj në studio, duke e paralajmëruar projektin e radhës përmes Instagramit.

Mirëpo ajo që për fansat e saj ishte vetëm një paralajmërim muzikor, për publikun shqiptar u shndërrua menjëherë në temë diskutimi.


Arsyeja? Pjesa e këngës që Anitta po përgatit i ngjan dukshëm hitit të Taynës “Si Ai”.

Si Ai/YouTube

Melodia e refrenit, sipas shumë dëgjuesve, tingëllon pothuajse identike me projektin e artistes nga Kosova, vetëm se e interpretuar në portugalisht.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi një bashkëpunim apo marrëveshje mes dy palëve, gjë që ka hapur dyer për diskutime të shumta në rrjet.

Anitta/InstaStory

Disa përdorues pretendojnë se mund të bëhet fjalë për përdorim të paautorizuar të materialit, ndërsa të tjerë besojnë se projekti mund të jetë ende në fazë demo dhe nuk përfaqëson produktin final.

Kënga “Si Ai”, e publikuar nga Tayna, është një prej suksesve më të mëdha të karrierës së saj, një hit që theu rekorde dëgjueshmërie dhe u bë viral, duke treguar potencial ndërkombëtar.

Tashmë mbetet të shihet nëse menaxhmenti i Taynës do të reagojë lidhur me këto ngjashmëri, apo nëse Anitta do të japë një koment zyrtar për fragmentin që po qarkullon. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com