LAJMI I FUNDIT:

Projekti i efiçiencës energjetike, përfiton edhe një shkollë në Gjakovë

Projekti i efiçiencës energjetike, përfiton edhe një shkollë në Gjakovë

​Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka qëndroi në Gjakovë për të përcjellë për së afërmi projektin zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë.

Lluka tha se investimi kap vlerën e 320 mijë eurove nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për shkollën fillore “Yll Morina” dhe për ta shndërruar atë në objekt efiçient.


“Së bashku me drejtorin e kësaj shkolle, Berat Bejtullahu dhe stafin e tij, sot vizituam shkollën për të shikuar nga afër fillimin e punimeve. Sipas planit dinamik, punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit. Gjithashtu është siguruar që nuk do të ketë ndërprerje të mësimit”, tha ai.

Sipas Llukës, investimi në efiçiencë të energjisë ka qenë një ndër fokuset kryesore të ministrisë që drejton.

“Kursimet e faturave të energjisë elektrike shkojnë deri në 45% dhe njëkohësisht është rritur mirëqenia e nxënësve, mësuesve dhe stafit të shkollave”, tha ai.