LAJMI I FUNDIT:

Programi i plotë qeverisës, vizita e presidentit slloven në Kosovë dhe paralajmërimi për ardhjen e mbi 100 mijë vaksinave antiCOVID- top lajmet e javës

Programi i plotë qeverisës, vizita e presidentit slloven në Kosovë dhe paralajmërimi për ardhjen e mbi 100 mijë vaksinave antiCOVID- top lajmet e javës

Javën që lamë pas Qeveria e Kosovës ka publikuar të plotë programin qeverisës. Në këtë program qeverisës, ndër prioritetet më urgjente për Qeverinë Kurti janë menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia.

Po javën që po lëmë pas Kosovën e vizitoi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Presidenti slloven në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për qëllimin e kësaj vizite, marrëdhëniet Kosovë-Slloveni dhe qëndrimin e shtetit të tij për marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Serbisë

Më 12 maj në vend ka arritur edhe një kontingjent i vaksinave, prej 38,400 dozave.

Nga menaxhimi i pandemisë e deri te dialogu me Serbinë, programi i plotë i Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka publikuar Programin qeverisës për vitet 2021-2025.

Sipas këtij programi të cilin tashmë Zyra e Kryeministrit e ka publikuar të plotë, ndër prioritetet më urgjente për Qeverinë Kurti janë menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia.

Po ashtu prioritet tjetër i kësaj qeverie mbetet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Qeveria Kurti ka paraparë të ndërmarr disa hapa, në mesin e të cilëve është sigurimi i vaksinës për 60% të qytetarëve, në grup moshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, pako emergjente financiare për mbështetje të trajtimit klinik për të shtruarit në klinikat e dedikuara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe shumë hapa të tjerë, shkruan Telegrafi.

Më tej Qeveria Kurti në programin qeverisës ka paraparë edhe riorganizim të sektorit të shëndetësisë, si dhe ndryshimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësorë.

Lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit, Qeveria ka paraparë ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë. Po ashtu qeveria synon të përfundoj procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Synimi jonë është që procesin e liberalizimit të vizave ta rikthejmë nga një proces i politizuar, në proces teknik. Integriteti, kredibiliteti dhe funksionimi normal i sistemit të drejtësisë, që prodhon rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë thelbësore që Kosova të liberalizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet në programin qeverisës.

Sa i përket politikës së jashtme dhe diasporës, Qeveria Kurti ka thënë se për këtë gjë prioritet është forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përmirësimit të shërbimit të jashtëm, strategjisë së lobimit dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik.

“Me një orientim konstant kah shteti ligjor modern evropian, duke u mbështetur fort në fundamentin tonë politik në bashkësinë e demokracive liberale, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të, dhe me një pozicionim të qartë kundër tendencave dhe shteteve autoritare, Kosova qëndron fort si një partner dhe i qëndrueshëm e strategjik në krah të miqve dhe aleatëve në BE, NATO dhe më gjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës do të japë me shumë energji dhe vendosmëri kontributin e saj brenda bashkësisë transatlantike të demokracive dhe shteteve ligjore. Do të paraqesim kërkesën për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO si dhe do të anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut”, thuhet mes tjerash në programin qeverisës.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Qeveria Kurti thekson se është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Serbinë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste.

“Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çështjeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga rezultatet e dialogut ndërshtetëror. Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv”, thekson Qeveria.

Qeveria e Kosovës thekson se do të marr pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së si dhe anëtarësimin në OKB.

Programin e plotë qeverisës të Qeverisë Kurti mund ta gjeni më poshtë.  Qeveria gjithashtu ka publikuar edhe Programin legjislativ për vitin 2021, të cilin mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Pahor: Nuk e kam të njohur non-paper-in, idetë mbi ndryshimin e kufijve janë plotësisht të papranueshme

Në një intervistë ekskluzive një ditë para se të vizitojë Republikën e Kosovës, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka folur për qëllimin e kësaj vizite, marrëdhëniet Kosovë-Slloveni dhe qëndrimin e shtetit të tij për marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Serbisë.

Në intervistën dhënë kryeredaktorit Muhamet Hajrullahu, presidenti slloven Pahor ka thënë se ai nuk qëndron prapa asnjë ‘non paper-i’ që kanë dalë këto ditë.

“Nuk e kam të njohur non-paper-in. Le ta përsëris atë që e kam thënë qartë shumë herë: idetë mbi ndryshimin e kufijve për mua janë plotësisht të papranueshme. Ta them qartë se nuk i mbështesë mendimet mbi ndryshimin e kufijve në rajon, pasi kjo gjë në këtë rajon askurrë nuk ka përfunduar në mënyrë paqësore”, ka thënë presidenti slloven për Telegrafin.

Ai gjithashtu ka thënë se Sllovenia është kundër korrigjimit të kufijve në Ballkan dhe shteti i tij mbështet marrëveshjen për të cilën pajtohen Kosova e Serbia.

Gjithashtu presidenti slloven në këtë intervistë ka thënë se shteti i tij do të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj integruese.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu:

Arrijnë në Kosovë 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19

Më 12 maj në vend kanë arritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftim thuhej se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Mbi 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer” do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit

UNICEF, programi në Kosovë ka bërë të ditur se deri në fund të majit do të arrijnë në Kosovë 100,620 doza të vaksinës Pfizer.

UNICEF konfirmoi se sot në Kosovë kanë arritur 38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100,800 dozave totale AstraZeneca.

Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji.

Më 12 maj, 38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford COVID-19 arritën në Aeroportin e Prishtinës. Vaksinat prokurohen dhe shpërndahen nga UNICEF përmes Institutit COVAX, i cili synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinave COVID-19 globalisht.

Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë.

Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji.

Vaksinimi është një mjet thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Vaksinat COVID-19 të siguruara përmes COVAX i janë nënshtruar testimit dhe vlerësimit rigoroz për sigurinë dhe efikasitetin dhe janë aprovuar për përdorim nga OBSH.

Vaksinat COVID-19 kanë dëshmuar se mbrojnë njerëzit nga sëmundjet e rënda dhe vdekja. Sidoqoftë, pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende. Në ndërkohë, është e nevojshme që publiku i gjerë të vazhdojë të ndjekë masat parandaluese të vendosura aktualisht – duke mbajtur maska, duke respektuar distancën fizike dhe higjienën e mirë të duarve për të kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për të kontribuar në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori