LAJMI I FUNDIT:

Programi IPARD II prezantohet para fermerëve të Maqedonisë

Programi IPARD II prezantohet para fermerëve të Maqedonisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. drejtori i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Avdyl Selam Selami vizituan Kumanovën dhe Kriva Pallankën në kuadër të fushatës edukative për Programin IPARD II 2014-2020.

Sipas MBPU, Nikollovski dhe Selami, së bashku me kryetarin e komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, i njoftuan fermerët me Programin IPARD II të mbështetur nga masa e asistencës teknike të vetë programit, përkatësisht procedurën për paraqitjen e aplikimeve, përgatitjen e projekteve dhe përfitimet të ofruara nga ky program.


“Masat e programit evropian IPARD ofrojnë mbështetje financiare për modernizimin e fermave bujqësore, mbështetje në industrinë përpunuese të produkteve bujqësore, si dhe mbështetje për diversifikimin e bizneseve në zonat rurale. Qëllimi i programit është të sigurojë prodhimin e produkteve bujqësore konkurruese me një çmim më të lartë, duke ulur kostot e prodhimit përmes investimeve në prodhim dhe me të ardhura jashtëzakonisht të larta”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave.

Ndërsa Selami tha se për herë të parë me Programin IPARD II është ndarë buxhet prej 13.2 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori