LAJMI I FUNDIT:

Programeri shqiptar nga Suedia: Kosova ka shumë kapacitete në fushën e programimit (Video)

Programeri shqiptar nga Suedia: Kosova ka shumë kapacitete në fushën e programimit (Video)

Burim Hajrizaj, është një nga programerët shqiptar i cili ka arritur të punoj në kompanitë më me renome botërore në shtetin skandinav, Suedi.

Hajrizaj, babai i tre fëmijëve jeton dhe vepron në qytetin suedez, Geteburg.


Ai pushimet vjetore të cilat i kalon në Kosovë, i shfrytëzon për të përcjellë njohurit dhe përvojën e tij më shumë se 20 vjeçare, duke mbajtur trajnime e ligjërata të ndryshme për personat që janë të interesuar të dinë më shumë në fushën e programimit.

Hajrizaj në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetaren Elfije Boletini, ka treguar për eksperiencën e tij në Suedi dhe në Kosovë.

“Në vizitat e mia në Kosovë, kam dëshirë që t’i lë njohuritë të cilat i fitoj në përvojë time në shtetin suedez, sidomos për njerëzit që janë ambicioz. Është shumë ndjenjë e mirë duke e pas parasysh që programuesit në Kosovë kanë shumë ambicie, dhe kjo të jep kuroja që të japësh më shumë nga vetja. Jetoj në Geteburg, ku punoj si kontraktues. Jam i njohur në tregun e Suedisë. Kam punuar në kompani të njohura si Volvo, Astrasenika… Të gjitha këto që kanë renome botërore. Kam 21 vjet përvojë pune”, ka thënë ai.

Burim Hajrizaj gjatë një interviste për Telegrafin

Programeri Hajrizaj, gjithashtu ka krijuar dy programe të cilat i ka publikuar në YouTube.

“Qëllimi është që të shpërndahen njohuri sa më shumë. Videot që i kam publikuar kanë të bëjnë me  teknikën që përdoret kudo nëpër botë, sidomos Microsoft, se si të përdoren ato teknologji, si të planifikohen etj”, tregoi ai.

Ai ligjëratat që i zhvillon në Kosovë, kryesisht i mbanë në qendrën Innovation Centre Kosovo (ICK), me të cilët ka kontakte të vazhdueshme.

“Fillimisht ka qenë një ide, që me njerëzit që kanë ambicie t’ua mundësojmë aplikimin për ligjërata. Mirëpo duke e pa tregun dhe interesimin e madh të njerëzve që janë të interesuar për programim, vendosëm që këtë ta bëjmë përmes ICK-së me anë të shpalljes. Njerëzit kanë aplikuar dhe pastaj e kemi bërë një filtrim të tyre. Kemi pasur raste kur të njëjtit pjesëmarrës janë lidhur me kompani të mëdha në Suedi. Programuesit kanë qenë shumë ambicioz për njerëzit të cilët iu ka dhënë mundësia”, theksoi ai.

Hajrizaj u shpreh se Kosova ka shumë kapacitete në fushën e programimit.

“Vendi ynë ka shumë kapacitete. Shihet që nga jashtë vendit marrin shumë programues në Kosovë. Duhet të ketë kanale me të cilat duhet të punojnë”, tha ndër të tjera shqiptari i cili jeton dhe vepron në Suedi, Burim Hajrizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori