LAJMI I FUNDIT:

Profili i tre ushtarakëve të Ushtrisë së Shqipërisë që u përfshinë nga shpërthimi i minës në Letoni

Profili i tre ushtarakëve të Ushtrisë së Shqipërisë që u përfshinë nga shpërthimi i minës në Letoni

Tre efektivë, pjesë të Forcave të Armatosura Shqiptarë u përfshinë ditën e djeshme në një incident në Letoni, si pasojë humbi jetën 32-vjeçarja me gradën nëntetare Zarife Hasanaj, ndërsa u plagosën Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Po kush janë 3 efektivët e Forcave të Aramtosura?


Nëntetare Zarife Hasanaj, e lindur në 8 korrik 1987, ka lindur në Qytetin Barjam Currit në Tropojë dhe banonte në Babrru në Tiranë.

Efektivja Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)

Më pas ka kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit “Bachelor”, në degën “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitet 2012-2017.

Më pas ajo ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Municioneve me Eksplozivë”.

Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Zarife Hasanaj u mobilizua në FA që prej vitit 2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë. Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.
Major Klodian Tanushi ka lindur në Dibër më 31.10.1980. Ai është i martuar martuar dhe babai i tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tregon se si vdiq efektivja e Ushtrisë së Shqipërisë nga mina në Letoni
Lexo po ashtu Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tregon se si vdiq efektivja e Ushtrisë së Shqipërisë nga mina në Letoni

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Rreshter Julian Kapaj, ka lindur në 05/08/1978, në Tiranë.

41-vjeçari është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Reshter Kapaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Ka kryer kursin funksional për specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjësimit të Municioneve). Ka kryer edhe kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Municioneve me Eksplozivë”.

Me FA është mobilizuar më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Medalje :

1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.

2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009. /Ora News/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori