LAJMI I FUNDIT:

Profesori i sëmurë detyrohet të mbajë mësimin (Video)

Profesori i sëmurë detyrohet të mbajë mësimin (Video)

Si pasojë e mungesës së infrastrukturës ligjore, një profesor në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, i cili është i sëmurë tash e sa kohë, detyrohet të dalë në punë edhe pse në gjendje shumë të rëndë.

Profesori i artit figurativ, që punon në gjimnazin “Gjon Buzuku” që nga viti 1976, me ndihmën e personelit të shkollës ose nxënësve, ngjet shkallët e shkollës, raporton KTV.


Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të një operacioni të rëndë që ka pasur, profesori 61-vjeçar detyrohet të dalë në punë, pasi ishte larguar nga lista e pagave për disa muaj.

Kjo për shkakun se ai shfrytëzoi 20 ditët e lejuara me ligj si pushim mjekësor. Edhe pas përfundimit të orës mësimore, ai nga klasa përcillet nga nxënësit e tij.

Me duart me të cilat pikturoi për tri dekada, tani nuk mund as të shkruajë orën e mësimit.

Por, megjithatë ai thotë se punën e bën me pasion. Drejtues të gjimnazit kanë thënë se për këtë rast është në dijeni edhe Drejtoria e Arsimit në Prizren.