LAJMI I FUNDIT:

Profesori britanik parashikon skenarët që mund të diskutohen në takimin Kurti-Macron

Profesori britanik parashikon skenarët që mund të diskutohen në takimin Kurti-Macron

Albin Kurti ka udhëtuar gjatë ditës në Paris ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim tema kryesore pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi.


Sipas profesorit britanik Aidan Hehir, në këtë takim Macron do t’i kërkojë Kurtit kompromise për zgjidhjen përfundimtare të problemeve me Serbinë.

“Edhe ky takim do të ndjek një skenarë tashmë të njohur: Macron do të shprehë mbështetje për Kosovën, derisa do të ushtrojë presion mbi Qeverinë për një kompromis. Megjithatë gjatë dekadës së fundit të gjitha këto takime kanë rezultuar të pafrytshme. Ka pasur premtime boshe dhe mbështetje sipërfaqësore për Kosovën. Për më keq Kosova është trajtuar me përbuzje. Serbia është bërë e dashura e BE-së”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hehir.

Sipas hulumtuesit britanik, Kosova padrejtësisht po shihet si pala jo konstruktive në dialog, përcjell Telegrafi.

“Për ironi të fatit, është Kosova ajo që është trajtuar sikur po parandalon një zgjidhje, pavarësisht faktit se Serbia është ajo që po parandalon çdo zgjidhje. Kurti duket se është i përkushtuar për të ndjekur një qasje të ndryshme nga para ardhësit, qasje më pak respektuese ndaj BE-së. Kjo është e mirëpritur. Pas takimit Macron do të kuptojë që po përballet me një qeveri më serioze të Kosovës dhe nuk do të dorëzohet lehtë”.

Ditë më parë në një vizitë zyrtare në Francë ka qëndruar edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori