LAJMI I FUNDIT:

Profesorët e univeristeteve në Shqipëri paralajmërojnë protestë kombëtare nesër, kërkojnë mbështetjen e studentëve

Profesorët e univeristeteve në Shqipëri paralajmërojnë protestë kombëtare nesër, kërkojnë mbështetjen e studentëve

Sindikata e profesorëve të universiteteve shqiptare do të përshkallëzojnë bojkotin dhe nesër do të zhvillojnë një protestë kombëtare.

Pedagogët kërkojnë edhe prezencën e studentëve në këtë protestë që do të zhvillohet para godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik.


“Nesër në datë 20 tetor 2022 ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike në vend. Ftojmë edhe studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Le të jemi të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike”, thuhet në njoftim.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku kërkojnë rritje të pagave. Në lidhje me këtë kërkesë të tyre, kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se nuk e mbështet këtë protestë.

Në fjalën e tij me rektorët e univesiteteve private dhe publike në vend, ai tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniformë sepse e kërkojnë sindikatat, ka mbaruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori