LAJMI I FUNDIT:

Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoninë e Veriut

Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoninë e Veriut

Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në dhjetor arriti në 34 364 denarë (558 euro), ndërsa në këtë muaj rroga minimale do të shënojë rritje nga 18 000 (293 euro) denare në 20 mijë denarë (325 euro).

Pozita me rrogën mesatare më të mirë në Maqedoninë e Veriut është në Transportin ajror 94 537 denarë apo 1537 euro, Programimi kompjuterik 88 192 denarë apo 1434 euro, veprimtaritë e marrjes dhe dhënies me qera 78 405 denarë apo 1274 euro. Ndërkohë rroga mesatare në arsim është 32 030 denarë apo 520 euro.


Në dhjetor të vitit 2022, rroga më e vogël mesatare është regjistruar në veprimtaritë e sigurisë dhe hetimit 19 510 denarë apo 317 euro, shërbimi lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës 21 310 denarë apo 346 euro, peshkimi dhe akuakultura 22 918 apo 372 euro, dhe prodhimi i veshjeve 23 144 denarë apo 376 euro.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e pagës mesatare neto për 14.8 për qind në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak.