LAJMI I FUNDIT:

Profesionet që do të zhduken brenda vitit 2022!

Profesionet që do të zhduken brenda vitit 2022!

Së fundmi, kriza ekonomike dhe teknologjike po përkthehet si një “çift vdekjeprurës” për shumë profesione. Sipas një studimi të “Career Cast”, i publikuar nga sajti “Business Insider”, thuhet se janë 10 profesione të cilat do të “vuajnë” më shumë ndikimin e teknologjisë moderne, pasi ka gjasa që ato të zhduken. Ja se për cilat profesione bëhet fjalë…

Postieri

Puna e postierit është më e rrezikuara. Ajo mund të pësojë rënie në krijimin e vendeve të reja të punës me 28% deri në vitin 2022. Arsyeja është e qartë: rritja e vazhdueshme e email-eve dhe e pagesave elektronike redukton nevojën për të dërguar letra apo fatura.


Fermeri

Nëse do të bëhet fjalë për të menaxhuar kohën e mbjelljeve dhe të të korrave, puna e krahut në agrikulturë do të jetë gjithnjë e më pak e nevojshme. Parashikohet një rënie me 19% brenda vitit 2022 dhe gjithmonë për shkak të progresit të automatizimit teknologjik.

Faturisti

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin lexuesin e faturave të konsumit të gazit, të ujit, ose të energjisë elektrike. Agjencitë e këtyre shërbimeve po procedojnë gjithnjë e më shumë me instalimet e matësve elektronikë. Pra edhe ky sektor do të pësojë rënie 19% brenda vitit 2022.

Gazetari

Ky profesion, ndryshe nga punët e sipërpërmendura, më shumë se sa nga konkurrenca teknologjike (tani për tani softuerët nuk shkruajnë analiza) rënien do ta pësojë më tepër nga burimet e reklamave, nga abonimet dhe nga lexuesit, të cilët, nga ana tjetër, do të peshojnë në llogaritë e kompanive botuese të cilat do të jenë të përshtatura për informacionet online që kanë më pak nevojë për redaktorë. Rezultati: një ulje prej të paktën 13% deri në vitin 2022.

Agjenti i udhëtimit

Planifikimi i pushimeve ose i një misioni pune, gjetja e hoteleve, prenotimi i një fluturimi ose edhe i një udhëtimi me tren etj., të gjitha këto janë disa veprime të cilat tashmë mund të bëhen shumë lehtë edhe nëpërmjet uebit. Numri i turistëve dhe i udhëtarëve që po përdorin këtë shërbim teknologjik po shtohet nga viti në vit. Kjo përkthehet si një “zhdukje” e vërtetë e agjentëve të udhëtimit deri në vitin 2022.

Druvari apo gdhendësi i drurit

Kjo punë, pothuajse e zhdukur në Europë, nuk është brutale vetëm për faktin se priten shumë pemë, por edhe sepse nga ana e personave që merren me to duhet edhe një prerje e mirë e fidanëve, por edhe e trungjeve. Kjo padyshim kërkon shumë kohë. Makinat moderne të sharrave industriale do të reduktojnë me 9% ofertën për këtë lloj pune me dorë.

Stjuardesat

Në vitet e fundit, kompanitë ajrore, të shtyra nga një konkurrencë e shfrenuar e kostove të ulëta, kanë filluar të bëjnë kursime duke hequr gjithnjë e më shumë persona nga bordi. Nga këtu, mundësia e punësimit do të tkurret më tej, me 7%.

Tornitori

Tornitori ndryshe është punëtori i specializuar i cili, në ofiçina mekanike me instrumente precizoni, prodhon makineri të tjera. Këtu progresi teknologjik po “gëlltit” shumë funksione, të cilat mund të kryhen në mënyrë ekonomike nga makinat. Nëse marrim parasysh krizën ekonomike, e cila ndikon në këtë sektor, oferta e punës pritet të bjerë në normën 6%.

Topografi

Një zeje apo një profesion i antik i goditur rëndë nga dixhitalizimi. Litografia, stampimi i paketimeve, apo objekteve të ndryshme: çdo gjë që kërkonte një njeri për të vepruar në shtypshkronjë nuk është më e justifikuar. Edhe ata pak që kanë mbetur nga ky profesion janë të rrezikuar të “zhduken” me mbi 5%.

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori