LAJMI I FUNDIT:

Produktet e kompanisë ALBED, eksportohen edhe në Maltë

Produktet e kompanisë ALBED, eksportohen edhe në Maltë

Kompania ALBED është një biznes familjar i cili është themeluar në vitin 1993.

Qysh prej themelimit Albed ka arritur të jetë një prej kompanive më të suksesshme në fushën që vepron, ndërsa gjatë tërë këtyre viteve zhvillimet dhe avancimet kanë qenë pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e Albed.

Kompania Albed fillimisht është marrë me punimin e garniturave, por me kalimin e kohës veprimtaria është zgjeruar edhe në fusha tjera: si në prodhimin e kuzhinave, dhomave të gjumit, dhomave të fëmijëve dhe komodinave.

Tani ALBED ka 5000 m2 sipërfaqe të showroom dhe një numër të madh të produkteve të cilat karakterizohen nga dizajnet unike dhe kualiteti i lartë.

Së fundmi Albed ka qenë pjesë e panairit ndërkombëtar IMM Cologne në Gjermani, hap ky i cili ka një rëndësi të madhe për kompaninë.

Korrektësia, efikasiteti dhe kualiteti kanë bërë që këto produkte të jenë të njohura edhe në Evropë dhe kryesisht eksportohen në Maltë.

Albed, nuk ofron thjeshtë produkte cilësore e me dizajn unik, por edhe ndjenjën dhe eksperiencën e komfortit për ambientin tuaj.

Për më shumë informata rreth ALBED vitizoni uebfaqen: http://www.albed.org/  kontaktoni në tel:  +381 (0) 28 573 573 | +377 (0) 45 504 777, email: info@albed.org ose vizitoni pikat shitëse: Rr. Kongresi i Manastirit, Vushtrri | Rr. Nëna Tereza, Fushë Kosovë.