Ushqimi gjatë Ramazanit ka një shije më të mirë se zakonisht, andaj edhe është e vështirë të kontrollojmë apetitin tonë nga iftari e deri në syfyr.

Si pasojë, ne nuk ndjehemi mirë më pas dhe bëhet më i vështirë agjërimi. Për më tepër, konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme mund të shkaktojë probleme shëndetësore, e të cilat ne duhet të mundohemi t’i luftojmë.

Është shumë e rëndësishme që gjithmonë, e sidomos gjatë muajit të Ramazanit, të konsumojmë ushqime të shijshme e të shëndetshme, të cilat përmbajnë vlera ushqyese, vitamina dhe kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.

Këtë Ramazan provoni supën e shijshme me pasta dhe fasule nga COOP Italia. Kjo supë është e përbërë nga një përzierje perimesh, pa konzervues dhe pa gluten, e cila përgatitet për vetëm 10 minuta.

Për pjatë kryesore ju preferojmë të përgatitni pasta integrale dhe oriz integral. Të dyja këto ushqime janë të përkryera për Ramazan, pasi që përmbajnë karbohidrate komplekse që ju ndihmojnë gjatë agjërimit. Kombinimi i tyre me vaj ulliri të virgjër COOP dhe me perime e mish është ushqimi i duhur si për iftar, ashtu edhe për syfyr.

Gjatë iftarit dhe syfyrit ju duhet të pini edhe shumë lëngje. Më të mirat janë lëngjet e frutave 100% natyrale të cilat gjithashtu i gjeni nga COOP Italia pa sheqer të shtuar ose ngjyrues artificial. Ndërsa, nëse preferoni jogurtin, jogurti COOP është i shijshëm dhe me 0% yndyrë që t’ju freskojë dhe të mos ngarkoheni me shumë yndyrë nga gjithë ushqimet që hani.

Përveç këtyre, ne ju sygjerojmë të provoni muesli organik me fruta nga COOP dhe barrete me fruta. Të dyja këto përmbajnë fruta që veprojnë si antioksidant, ju japin vitamina dhe tërshëra jep karbohidrate të cilat treten për kohë më të gjatë, duke na dhënë energji gjatë tërë ditës vijuese dhe duke na mbajtur të ngopur.
Produktet COOP Italia mund t’i gjeni vetëm në supermarketet Super Viva.