Producenti i njohur Cricket feston ditëlindjen, Tayna i bën urim të veçantë

Producenti i njohur kosovar, Cricket, është i njohur për realizimin e shumë projekteve që janë kthyer në hite, për shumë artistët shqiptarë.
Dhe sot (e enjte), Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i Cricket), ka një ditë të veçantë, kjo pasi ai feston ditëlindjen.
E, një urim për të ka ardhur nga bashkëpunëtorja e tij prej shumë vitesh, reperja Tayna, e cila ka postuar një imazh të producentit në InstaStory.

“Urime ditëlindjen biri”, ka shkruar Tayna në urimin e saj për Cricket, që shihet në studio muzikore.
Ndryshe, “Taka” mban titullin projekti i fundit i Taynas, që është realizuar pikërisht nga Cricket. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/09/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































