Qeveria duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për të trajtuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet sektori privat në përgjithësi, dhe prodhuesit në veçanti, ashtu që të zbus sadopak krizën që po rezulton nga pandemia globale COVID-19. Kjo u konkludua gjatë një forumi virtual me transmetim direkt të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua mbi aktivitetet e prodhimit në kohë të krizës.
Kujtim Gjevori, themelues i kompanisë Scampa dhe njëherësh kryesues i komitetit të prodhimit në Odën Amerikane, theksoi se megjithë sfidat e vazhdueshme të prodhuesve në Kosovë, rezultatet e krizës globale mund të jenë fatale për këtë industri nëse e njëjta nuk stimulohet. Sipas tij, efekti i pandemisë ka qenë i menjëhershëm për sektorin e prodhimit, ndërsa vazhdimi i rritjes së kostove qoftë operacionale apo të sigurimit të lëndës bazë, eventualisht do t ë ua pamundësojë mbijetesën shumë bizneseve prodhuese. Gjevori shprehu shqetësimin e tij mbi mungesën e incentivave nga shteti, dhe u bëri thirrje institucioneve të bashkëpunojnë ngushtë me akter relevant për të përkrahur bizneset para se dëmet e kësaj krize të jenë të pariparueshme për ekonominë e vendit.
Gojart Kelmendi, themeluesi i kompanisë Eurokosova potencoi se vështirësitë në sigurimin e lëndës së parë si dhe rritja e kostos së kësaj lënde janë ndër çështjet më shqetësuese për industrinë e prodhimit. Ai konsideroi se sigurimi i qarkullimit të parasë është krucial në funksionimin më të rregullt të zingjirit të furnizimit, gjersa kërkoi nga Qeveria që të ri-alokojë mjetet financiare për nevoja emergjente në përkrahje të sektorit privat. Për më tepër, Kelmendi shtoi se askush nga Qeveria nuk i ka kontaktuar deri më tani për të vlerësuar ndikimin që pandemia ka pasur në sektorin e prodhimit, ose për tà « ofruar mbështetje të çfarëdoshme, ndërsa theksoi nevojën që Qeveria të paktën të jetë azhurne në pagesa me kontraktorë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të fokusohen në blerje të produkteve vendore, në mënyrë që qarkullimi i parave të mbetet brenda Kosovës.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua edhe për domosdoshmërinë e prioritizimit të produkteve vendore në proceset e tenderimit, në mënyrë që prodhuesit vendorë të ndihmohen, dhe dëmet ekonomike në vend të zvogëlohen./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes