LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Procesi i karikimit është ndër aspektet më të kritikuara tek veturat elektrike.

Edhe veturat elektrike më të avancuara nuk mund të konkurrojnë me procesin e karikimit të shpejtë në krahasim me ato që mbushen me karburant, transmeton Telegrafi.


Por, Nyobolt një zhvillues i baterive me karikim ultra të shpejtë, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se ka një teknologji të re që do të lejojë mbushje të shpejta të baterive.

Kompania tani ka prezantuar një koncept të një makine sportive elektrike të pajisur me një paketë baterie që mund të rimbushet në më pak se gjashtë minuta.

Paketa prej 35 kilovat-orëshe synon të sigurojë një distancë prej 250 kilometrave me një karikim të vetëm kur instalohet në makinat sportive.

Nyobolt nuk dëshiron të zbulojë peshën e makinës, por në një farë forme thotë se peshon “afër një ton ose dy”, gjë që sugjeron se peshon nën 1,500 kilogramë.

Pa hyrë në shifra të sakta, Nyobolt vlerëson se bateria e tij mund të rimbushet me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së karikimit madje edhe të makinave me karikim më të shpejtë aktualisht në prodhim.

Teknologjia e re e baterisë e Nyobolt shfaqet në një koncept të makinës sportive elektrike të projektuar nga Julian Thomson, njeriu përgjegjës për dizajnin e Lotus Elise origjinal.

“Më parë, mundësimi i një automjeti të lehtë me karikim të shpejtë nuk ishte i mundur pa kompromentuar jetëgjatësinë e tij dhe kështu njerëzit janë mbështetur në paketat e kushtueshme dhe të mëdha të baterive në automjet. Me teknologjinë tonë unike ne kemi arritur një makinë karikuese gjashtë minutëshe dhe kemi zhvilluar paketa më të vogla baterish që mund të japin më shumë energji dhe karikim në më pak kohë”, tha Sai Shivareddy, CEO i Nyobolt. /Telegrafi/