LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi kroat Rimac Automobili vjen me “paralajmërimin e madh”: Të hënën paraqesim një pikë kthese të re në historinë e kompanisë

Prodhuesi kroat Rimac Automobili vjen me “paralajmërimin e madh”: Të hënën paraqesim një pikë kthese të re në historinë e kompanisë

Rimac Automobili ka njoftuar në Facebook se do të paraqesë “hapin e ardhshëm në historinë e kompanisë”.

Kështu, siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ata i ftuan njerëzit të bashkohen me prezantimin e drejtpërdrejtë të sipërmarrjes së tyre të re të hënën në 8 pasdite me kohën kroate.


“Ç’pritet më tej? Ne në Rimac nuk pushojmë kurrë. Pasi kemi lansuar kohët e fundit Nevera, ne po shpallim një hap të ri të madh në historinë e kompanisë sonë. Bashkohuni me ne dhe shikoni transmetimin drejtpërdrejt më 5 korrik në orën 8 pasdite”, shkruajnë nga Rimac Automobili në Facebook, dhe Mate Rimac gjithashtu ndau postimin në profilin e tij.

Ndryshe, Rimac Automobili është një prodhues kroat i makinave me seli në Sveta Nedelja, Kroaci, që ndër tjerash zhvillon dhe prodhon edhe makina elektrike sportive.

Kompania u themelua në vitin 2009 nga Mate Rimac, një novator dhe sipërmarrës boshnjako-kroat.

Një tjetër video e Rimac Nevera, shikoni se me çfarë lehtësie kjo veturë prek shpejtësinë 250 km/orë
Lexo po ashtu Një tjetër video e Rimac Nevera, shikoni se me çfarë lehtësie kjo veturë prek shpejtësinë 250 km/orë

Ndërkohë, nga Rimac Automobile kanë ndarë një link ku mund ta ndiqni prezantimin e së hënës.

Sipas mediave kroate, është e vështirë të marrësh me mend se për çfarë bëhet fjalë pasi Mate Rimac kohët e fundit, pas një pritje të gjatë, prezantoi Nevera-n e bujshme që tejkaloi kufijtë.

“Nevera është makina më e fuqishme e prodhimit serik ndonjëherë, me 1900 kuaj fuqi, nën 2 sekonda nga 0 në 100, nën 9 sekonda në çerek milje, duke e bërë atë makinën me përshpejtimin më të shpejtë ndonjëherë në rrugë. Është një tregues i asaj që mund të mendojmë në teknologji dhe të punojmë për prodhues të tjerë si Porsche ose Hyundai që janë investitorët tanë. Sigurisht që ne duam të ndërtojmë një biznes të fortë në prodhimin e makinave sportive”, citohet të ketë thënë Mate Rimac. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Gogi vs Visi: Pamje nga të gjitha perspektivat e garës ndërmjet super-veturave të vozitura nga ‘dy shoferët më të shpejtë shqiptarë’

Gogi vs Visi: Pamje nga të gjitha perspektivat e garës ndërmjet super-veturave të vozitura nga ‘dy shoferët më të shpejtë shqiptarë’

Auto
Mërgimtari nga Zvicra sjell në Gjilan shumë vetura luksoze, në mesin e tyre Bugatti Veyron e cila kushton 1.5 milion euro

Mërgimtari nga Zvicra sjell në Gjilan shumë vetura luksoze, në mesin e tyre Bugatti Veyron e cila kushton 1.5 milion euro

Auto
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Auto
Mustang sedan? Pse jo

Mustang sedan? Pse jo

Auto
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike

Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike

Auto
Kalo në kategori