LAJMI I FUNDIT:

Prodhimtaria vendore dhe zonat ekonomike prioritet i MTI-së

Prodhimtaria vendore dhe zonat ekonomike prioritet i MTI-së

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga Agim Shahini, kanë takuar ministrin e Tregtisë e Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin kanë biseduar lidhur me forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se janë një varg shqetësimesh të bizneseve të cilat duhet përmirësuar.


“Prodhuesit vendës, duhet të jenë prioritet i qeverisë së re dhe se tash mbi dy vjet nuk ka zhvillime e përparime. Nga ana tjetër reformat fiskale kanë nisur vite më parë e që më shumë ishte marketing sesa kishte veprime konkrete e në anën tjetër bizneset prisnin realizimin e kërkesave të tyre”, tha Shahini.

Ai në emër të AKB-së i ofroi mbështetje ministrit Hasani për t’i dërguar proceset përpara dhe në vitin që vjen presin që të ketë zhvillime të mëdha në mënyrë që të kompensohen edhe humbjet nga stagnimi ekonomik i vitit të kaluar dhe ky vit.

Shahini shtoi se MTI-ja duhet angazhohet më shumë për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si ajo MSA-së e CEFTA-së dhe lehtësira të tjera tregtare që avancojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ndërkaq, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se prioritet kanë prodhimin vendor.
“Do të mbështesim e shtyjmë prodhuesit vendor, në mënyrë që të zhvillohemi, punësohen njerëzit e rritet mirëqenia qytetare”, tha ministri.

Sipas Bajramit, prioritet do të jenë edhe funksionalizimi i zonave ekonomike dhe që do të nisin me investimet e zonës ekonomike të Suharekës dhe zonat tjera, për të cilat tashmë janë ndarë edhe mjete. /Telegrafi/