LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i materialeve ndërtimore, Lluka nga ‘Line Group’: Jemi më të avancuarit në rajon

Prodhimi i materialeve ndërtimore, Lluka nga ‘Line Group’: Jemi më të avancuarit në rajon

Për sa i përket prodhimit të materialeve ndërtimore, Kosova është më e avancuara në rajon.

Kështu është shprehur Kastriot Lluka nga kompania Line Group në panelin e diskutimit “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun kosovar”, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Sipas Llukës, ndërtimi në vend ka filluar të orientohet nga qëndrueshmëria dhe efikasiteti.

Klubi i Prodhuesve: Industria e ndërtimit dhe materialeve ndërtimore në Kosovë gjithnjë e në rritje
Lexo po ashtu Klubi i Prodhuesve: Industria e ndërtimit dhe materialeve ndërtimore në Kosovë gjithnjë e në rritje

“Jemi shumë më të avancuar sa i përket prodhimit të materialeve ndërtimore me vendet e rajonit, ku përdoret teknologjia e fundit. Ndërtimi ka filluar të orientohet nga qëndrueshmëria dhe efikasiteti, ku përveç dizajnit i kushtohet rëndësi edhe strukturës”, tha Lluka.

Ai shton se pandemia COVID-19 ka mundësuar që sektori i prodhimit të mendoj për produkte tjera të importit.

“Kërkesa është në rritje, ku periudha e ndaljes së prodhimit gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e kërkesës për materiale në kohën kur ka filluar prodhimi. Gjithashtu kjo periudhë na ka shtyrë që të mendojmë në zëvendësimin e produkteve të cilat i importojmë, sidomos është mundësi shumë e mirë për prodhimin e lëndës së parë, ku tregu i Evropës është në mungesë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/