LAJMI I FUNDIT:

Procesi i Vettingut në drejtësi, pozita e opozita pajtohen për reformat e bëra në këtë drejtim

Procesi i Vettingut në drejtësi, pozita e opozita pajtohen për reformat e bëra në këtë drejtim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), gjatë ditës së mërkurë ka prezantuar hulumtimin analitik me titull “Reforma në Drejtësi- Në kërkim të konsensusit”, kështu nga ky Institut kishin organizuar bashkëbisedim.

Në këtë bashkëbisedim me KDI-në, morën pjesë deputetët e Kuvendit, si dhe pjesëmarrës nga Qeveria, sektori i drejtësisë, pjesëtarë të shoqërisë civile e medias dhe përfaqësues diplomatik në Kosovë.


Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, tha se sipas këtij hulumtimi 70 për qind e qytetarëve mendojnë se duhet të ketë reforma në drejtësi dhe e mbështesin vetting-un.

“Duke ditur rëndësinë e vettingut ne kemi përgatitur një hulumtim analitik “Reforma në Drejtësi- Në kërkim të konsensusit”. Kjo ananlizë synon ta tregoj nje historik te shkurtër për reformat në drejtësi në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Kërkesa për reforma në drejtësi ka pasur vazhdimisht BE. Sistemi i drejtësisë ka mangësi dhe duhen reforma edhe qytetarët i deshirojnë keto reforama. 70% e qytetarëve e mbështesin reformat ne drejtësi, byronë dhe verifikimin e pasurisë se pajustifikueshme”, tha Haxholli.

Sipas Haxhollit sektori i drejtësisë është në fazë shumë të hershme të vettingut duke shtuar që duhet të mbështetet puna e komisionit Ad Hoc.

“Ende sektori i drejtësisë është në faza të hershme në vetting. Është pozitive fakti që qeveria dhe opozita kanë bëra hapa pozitiv te votimit të projektligjeve sa iu përketë reformave ne drejtësi. Kuvendi ka kapacitete profesionale që e mbështesin punën e deputetëve se fundi është krijuar edhe komisioni Add Hoc për reformat ne drejtësi, këtij komisioni duhet t’i jepet mbështetja e nevojshme”, tha Haxholli.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu- Kodra tha se mungon bashkëpunimi i akterëve të gjyqësorit dhe Qeverisë. Gjithsesi sipas saj mbetet të shihet votimi i projektligjeve të vettingut në Kuvend pasi tani mungon 2/3 e votave të minoriteteve.

“Ne kemi bërë përpjekje në reformimin e byrosë ne e kemi ofruar mbeshtetjen tonë mirëpo qeveria nuk është tregu bashkëpunues. Është e nevojshme qe të shtrihet bashkëpunimi mes akterëve të gjyqësisë dhe te Qeverisë që ne nuk e kemi parë. I mbetet Kuvendit se si do ta drejtojë këtë proces pasi mungojnë votat e minoriteve tani’, deklaroi ajo.

Kurse për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosvës (LDK), Doarsa Kica – Xhelili, reformat në drejtësi janë të vonuara tashmë.

“Reformat në drejtësi janë të vonshme tanimë. Po është e rëndësishme që te përfundojnë reformat në drejtësi është po aq e vështirë qe të kuptohet kompleksiteti i këtij procesi. Unë kam abstenuar në votimin e projektligjit për byronë, nuk mendoj që ligje të tilla që kanë shkelje kushtetuese shumë të kaloj te kuvend në shqyrtim të parë”, tha ajo.

Në anën tjetër deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se e vlerëson punën e ministres Albulena Haxhiu për miratimin e disa ligjeve sa i përket  reformave në drejtësi. Mirëpo e akuzoi Qeverinë për mos vullnet politik sa i përket zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

“Unë do ta vlerësoja Albulena Haxhiut ajo i ka shty disa ligje. Mirëpo nuk është ky reformim por është deformim i drejtësisë. Qe 22 muaj sillemi e pështillemi dhe nuk mund ta emërojmë kryeprokurorin. Kjo dëshmon për mungesë vullneti politik. Jo faleminderit mos më flisni për vullnet politik nuk keni. KGJ-kja është sos po flasim për reforma në drejtësi e po e ndalim institucionin e funksionimit të drejtësisë”, deklaroi Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Komunat
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Kronikë e Zezë
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Siguri
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori