LAJMI I FUNDIT:

Procesi gjyqësor ndaj Milaim Zekës: Jemi të gatshëm t’ua kthejmë borxhet 34 personave

Procesi gjyqësor ndaj Milaim Zekës: Jemi të gatshëm t’ua kthejmë borxhet 34 personave

Nën dyshimet për shmangie të tatimeve, gjatë ditës është zhvilluar një seancë gjyqësore ndaj Milaim Zekës. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka dhënë detaje për procesin gjyqësor ndaj tij.

Pas përfundimit të seancës, Milaim Zeka ka njoftuar për procesin gjyqësor që po zgjat që dy vite, ai po akuzohet për shmangie të tatimeve nga ATK.


Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka dhënë detaje për procesin e tij gjyqësor.

“Është një proces gjyqësor që po zgjatë prej dy vitesh. Është një turp për drejtësinë në Kosovë. Dëshmitarë ishin nga ATK-ja për shmangie të tatimit dhe hetuesi asgjë nuk arriti të konkretizojë. Dha deklarata nën betim që janë të pavërteta. Deklaroi, shembull, që kompania posedon bankonumër e që nuk është aspak e vërtet. Raporti ishte krejtësisht paushall”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Milaim Zeka.

Zeka thotë se nuk ka asnjë dëshmitar, por vetëm palë të dëmtuara.

“Prokuroria nuk ka asnjë dëshmitarë. Ka palë të dëmtuara, një pjesë të madhe prej të cilëve Ilir Krasniqi ua ka kthyer borxhin. Kjo do të duhej të ishte një procedurë normale që të shkohej në gjykatë të borxh. Ilir Krasniqi ka deklaruar para gjykatës se është i gatshëm t’ua kthejë të gjithë personave borxhet, ku në total janë diku 34 veta”, deklaroi Milaim Zeka.

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka treguar se seanca e ardhshme do të mbahet ne ditën e enjte. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori